Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH këmbëngul për ligjin për shtetësinë! Aziri: Spasovski po dëshmon se në esencë mbetet nacionalist

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Çdo ditë Qeveria dhe Ministri i Punëve të Brendshme nënqeshin me fatkeqësinë e qytetarëve që nuk kanë shtetësi, akuzon opozitarja Aleanca për Shqiptarët. Nënkryetari dhe deputeti i kësaj partie Elmi Aziri, i cili duke iu adresuar Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, tha se opozita e di shumë mirë se çfarë kërkon, e ajo është e drejta themelore e çdo qytetari për shtetësi, ndërsa si Ministër ai është duke udhëhequr fushatë kundër të drejtave të njeriut, të trashëguar nga sistemi i kaluar.

“Ne e heqim nga ligji mendimin e sigurimit të shtetit dhe kishim pasur të drejtë sepse pikërisht ky institucion i paska mbajtur në sirtar me mijëra kërkesa që për çudi të gjitha qenkan shqiptarë. Ne duam ti nxjerrim nga sirtari këta qytetarë që ju i keni mbyllur në sirtar dhe çdo ditë ua vrisni perspektivën. Për fund, po ua çjerrim maskën e rrejshme ndërsa ju e dëshmoni çdo ditë se jeni po ata të para viteve 90 e të viteve 90, ndërsa slogani shoqëri e përbashkët për të gjithë e keni pasur vetëm farsë për të shfrytëzuar vetëm për votë, ndërsa në esencë ngeleni nacionalist”, tha Aziri – ASH.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO reagon pas arrestimeve në Vevçan

T E

Panovski: Gjithçka varet nga qytetarët, duhet të ketë masa më të rrepta

E.E.

Arrestohet pronari i objektit hotelierik, ndërpritet ahengu familjar

E.E.

Asnjë deputet apo anëtar i shërbimeve parlamentare nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me Petrovskën

E.E.

Eurodeputetët votojnë Rezolucion për mbrojtje të pakicave, Bullgaria dhe Greqia duhet të ndryshojnë ligjet

T E

Bexheti në mbikëqyrje të punimeve në vendbanimin Krushopek (FOTO)

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...