Covid 19 Maqedoni

ASH: Keqmenaxhimi i punës në Kadastër shkaktarë për vdekjen e të punësuarës

Zhurnal Ads

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar politikbërësit shëndetësorë të Maqedonisë së veriut si dhe drejtorinë e Kadastrës së Patundshmërive në Shkup për vdekjen e në punonjëse nga koronavirusi.

Përkrahë valës së dytë të koronavirusit, në kumtesën Departamentit të shëndetësisë të ASH ka akuzuar edhe drejtori i Kadastrës së Patundshmërive në Shkup nuk ka ndërmarrë masa sigurie në vendin e punës.

Reagimi i plotë i ASH:

“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dita ditës keqësohet dhe sipas të gjitha parashikimeve do të dal jashtë kontrollit. Arsyeja është vala e dytë e infeksionit nga virusi SARS-CoV 2 dhe menaxhimi i dobët nga ana e politikbërësve shëndetësore, por edhe nga ana e punëdhënësve ose sherifave partiak. Shembull tipik është Kadastra e Patundshmërive në Shkup ku ishte paraqitur klaster i të infektuarve me virusin SARS-CoV 2 ku si pasojë gjen vdekjen një e punësuar në këtë institucion. Sipas informacioneve të siguruara kuptuam se drejtori i këtij institucioni publik fare nuk ka ndërmarrë masa sigurie në vendin e punës dhe ka lejuar që në hapësira të vogla të punojnë mbi 20 të punësuar duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre. Aleanca për Shqiptarët përkrah reagimin e Konfederatës të sindikatave të lira që Qeveria dhe punëdhënësit të respektojnë ligjin për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe të riorganizojnë procesin e punës si dhe kërcënimin për të përdorur të gjitha mjetet legjitime që i garanton ligji për marrëdhënie të punës. Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkim të drejtorit të këtij institucioni dhe përgjegjësi për keqmenaxhim të punës që ishte fatale për punonjësen e lartpërmendur. Aleanca për Shqiptarët, poashtu kërkon përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë dhe ministritë kompetente për mos përgatitje të udhëzimeve për sigurinë shëndetësore në vendin e punës në kohë pandemie.”

Para disa ditëve edhe Konfederata e sindikatëve të lirë ka kërkuar nga qeveria dhe nga gjithë punëdhënësit që të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtuar punonjësit nga koronavirusi, si dhe akuzoi Kadastrën e Patundshmërive në Shkup se nuk janë vlerësuar rreziqet dhe nuk është bërë riorganizim i vendeve të punës, gjë që ka rrezikuar të gjithë punëtorët..

Postime të ngjashme

Gashi takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli

admin

Subvencionet për biçikleta në Gostivar do të paguhen nga java e ardhshme

XH,I

Shilegov pret që deri në fund të muajit të shpallet procedura për tender të ri për tunelet nën Kala

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...