ASH: Me aktgjykimin për lirimin e Mijalkovit, koalicioni LSDM-BDI dha frytin e rradhës

Shkup, 23 korrik – Me lirimin nga aktakuza të Sasho Mijallkov dhe gjashtë personave të tjerë të cilët akuzoheshin për torturim gjatë arrestimit të ish kryeministrit Ljube Boshkovski, nuk ka vonuar dhe reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

 

Nga kjo parti shprehen këto vendime janë fryte të vet koalicionit qeveritar LSDM-BDI pasi siç shtojnë, Mijallko është partner në tenderët e kurdisura të dy partive.

Nga ASH u’a rikujtojnë dy partive paralajmërimet për veting por sipas tyre, LSDM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin eksekutiv edhe atë gjyqësor.

“Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror.

Duke patur parasysh këtë dhe kur dihet se SDSM dhe BDI udhëheqin edhe pushtetin ekzekutiv edhe atë gjyqsor, tanimë është e qartë se kush e liroi Sasho Mijalkovin. Marrëveshja për këtë u nënshkrua dje dhe u ekzekutua sot, ndërsa verdiktin e vërtetë për këto pazare me drejtësinë do ta japin qytetarët”, thuhet në kumtesën e ASH-së.//Zhurnal.mk

Related posts

MPB: Për tre herë është zvogëluar numri i viktimave në aksidente në gusht

Redaksia

Arjanit Hoxha viziton Studeniçanin

D V

Analizë: Edhe 30 milion euro për zhvillim të zonave kufitare Maqedoni e Veriut – Bullgari

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More