Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASh: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë familjarët e viktimave të Covid-19

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët sërish kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor dhe nën kushte të vështira ekonomike.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje. Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga 12.000 deri në 35.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar në një far protokolli, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Nga partie opozitare kërkojnë që qeveria të hartoj protokolle për varrimin e të vdekurve nga COVID 19, dëmshpërblim të familjeve të dëmtuara, si dhe përgjegjësi ndaj ministrit Filipçe.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...