ASH: Pushteti rrezikon Bërvenicën, ne u tërhoqëm nga Kërçova dhe Çashka

Shkup, 14 shtator – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duke u munduar që ta fuqizojë votën shqiptare, si koalicion që mbron interesat shqiptare ka vendosur që të tërhiqet nga gara në komunat ku rrezikohet përçarja e votës. Kështu duke marrë parasysh rrethanat specifike të komunës së Kërçovës kemi vendosur që të tërheqim kandidatin tonë nga gara në këtë komunë.

 

Gjithashtu, duke parë mundësinë që komuna e Çashkës për herë të parë të udhëhiqet nga një shqiptar, ne si koalicion vendosëm që të mos garojmë me kandidat në Çashkë dhe të përkrahim kandidatin e vetëm shqiptar edhe pse ai vjen nga radhët e oponentëve tanë politikë.

Por, përderisa ne kujdesemi për fatin e Kërçovës dhe Çashkës, njëherit shprehim shqetësimin për rrezikun që i kanoset një komune tjetër, asaj të Bërvenicës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Bërvenicë pati disa kandidatë shqiptarë dhe me qëllim që të mos përçajë edhe më tej votën, Aleanca për Shqiptarët vendosi që të mos kandidojë për kryetar komune. Në po ato zgjedhje, në listat për këshilltarë, Aleanca doli parti e parë shqiptare.

Në zgjedhjet e vitit 2020, opozita Aleanca-Alternativa përsëri fitoi bindshëm në Bërvenicë, me një dallim të madh nga BDI e cila doli e dyta.

Në disa cikle zgjedhore Aleanca dëshmohet si parti më e fuqishme në Bërvenicë dhe e tillë është edhe kësaj radhe.

Në këtë komunë problematik paraqitet fakti që përveç kandidatit të opozitës shqiptare, në garë janë edhe katër kandidatë tjerë shqiptarë nga radhët e pushtetit. Duke përçarë votën, ekziston mundësia që në rrethin e dytë të shkojnë vetëm kandidatët e VMRO-së dhe SDSM-së.

Për këtë shkak dhe me qëllim të ruajtjes së Bërvenicës, apelojmë tek partitë e pushtetit të tërheqin kandidatët e tyre, në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë ne si koalicion në Kërçovë dhe Çashkë.

Related posts

ASH: Me aktgjykimin për lirimin e Mijalkovit, koalicioni LSDM-BDI dha frytin e rradhës

Z H

Nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të dëshmitarëve ndërmjet MPB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale

D V

Kamçev ngelet në paraburgim, refuzohet garanca prej 1,7 milion eurove

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com