Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH reagon ashpër ndaj sjelljes së policisë gjatë protestave

Shkup, 26 shkurt – Përmes një reagimi lëshuar në media, ASH ka dënuar sjelljen e policisë ndaj protestuesve sot, duke e quajtur atë si brutale.

Në ditën kur ishte paralajmëruar të mbahet protesta paqësore kundër vendimin për rastin e montuar politik “Monstra”, policia e Oliver Spasovskit ishte kujdesur që ta pengojë këtë protestë dhe madje, me ndalimin e marshit protestues, të provokojë incidente me përmasa të paparashikueshme. Përkundër kërkesës së organizatorëve, familjarëve të dënuar në rastin “Mostra”, të cilët e kishin njoftuar qysh më herët Ministrinë e Punëve të Brendshme për organizimin e protestës, policia – me forca të mëdha të autoblindave dhe njësive speciale – nuk e liroi rrugën dhe i pengoi protestuesit që të arrijnë në destinacionin e tyre.

Siç e dimë, kudo në botë janë protestuesit ata që e caktojnë se ku duan të protestojnë dhe në secilin vend demokratik të botës, ata përveçse njoftimin e policisë, nuk kanë asnjë detyrim tjetër. Prandaj, për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, skena e sotme e kufizimit të së drejtës për protestë është edhe një dëshmi se pas përfundimit të regjimit Gruevski-Ahmeti, në horizont po duket regjimi i ri Zaev-Ahmeti. Ashtu si banda e Gruevskit dikur, po ashtu sot, policia në vend se të jetë në mbrojtje të qytetarëve, ajo i pengoi qytetarët në shprehjen e mendimit të lirë dhe të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore. Kjo dukuri quhet diktaturë.

As më pak e as më shumë. Këso skena shohim sot vetëm në Bjellorusi, Venezuelë e në Rusi. Se a flet kjo për aleanca të reja të këtij regjimi apo është thjesht trajnim muskujsh në kurriz të shqiptarëve, këtë duhet ta shpjegojnë ata që e përdorin policinë e popullit kundër popullit. Sidoqoftë, deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa ishin aty sot për ta mbështetur protestën, pas asnjë pretendim tjetër.

Madje, ashtu siç e pamë të gjithë, ata ndihmuan në qetësimin e masës, duke qenë pranë popullit dhe me të drejtën e popullit. Megjithatë, ne tashmë jemi të bindur se në Maqedoninë e Veriut janë ndryshuar vetëm aktorët, ndërsa skenari dhe skenaristi janë të njëjtë. Prandaj, ashtu siç e rrëzuam regjimin Gruevski-Ahmeti, na mbetet për detyrë ta rrëzojmë edhe këtë regjim, sepse nuk ka shpëtim tjetër nga diktatura.

Postime të ngjashme

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...