ASH reagon lidhur me problemet e regjistrimit në terren dhe shumë qytetarë që nuk janë regjistruar ende

Shkup, 29 shtator – Parashtrohet pyetja se si ministri I ka informacionet dhe mund të jetë i sigurtë se regjistrimi do të kryhet deri nesër kur të gjithë jemi dëshmitar se kemi probleme në terren dhe shumë qytetarë nuk janë regjistruar. Këto informacione vijnë edhe në adresën tonë nga vet qytetarët që ende i presin regjistruesit. Enti shtetëror i statistikës është organ i pavarur dhe i takon vetëm atij organi të del me deklaratë në lidhje me çështjen në fjalë.

Në të kundertën dëshmohet se politika dhe qeveria po përzihet në këtë proces dhe vërtetohet përsëri tendenca për politizim. Mbase ministri don ta mbulojë qeëndrimin e tij kur u soll ligji dhe kur në mënyrë kategorike u refuzua amendamenti i opozitës shqiptare që kishte të bëjë me vazhdimin disa ditor të regjistrimit, nëse i njëjti nuk kryhet në kohën e duhur me qëllim që qytetarët të plotësojnë obligimin ligjor dhe të mos ndëshkohen.

Ministri edhe pse i vetëdijshëm se kanë gabuar, per shkak te kapricove të tij vazhdon me të njëjtin avaz dhe inat, pavarsisht se nuk duhet të ketë gisht në këtë proces. Dëshmi se ka probleme me regjistrimin dhe se jo të gjithë qytetarët regjistrohen është vendimi i entit të statistikës që të cakton qendra nëpër komuna ku vet qytetarët do të shkojnë të regjistrohen. Pse na duhen qendra të tilla nëse nuk ka probleme.

Regjistruesit janë të obliguar ti përfshijnë të gjitha amvisëritë. Pra, deklarata e ministrit është vetëm farsë dhe ne kontradikcion të plotë me vendimin në fjalë të entit. Mos harojmë që edhe presidenti i shtetit i kishte informacionet tona për mosfunksionimin dhe ndërprerjen e sistemit, për problemet të kësaj natyre në terren dhe jo rastësisht pati deklaruar se nëse do nevoja do të shtyhet regjistrimi.

Prandaj, ftojmë ministrin mos jep deklarata të tilla, sepse me deklarata nuk do e zgjedh problemin por vetëm se do e mbulon kapriciot e veta personale dhe të qeverisë se tij. Nga ana tjeter përsëri i bëjmë apel parlamentit që urgjentisht të mbidhet dhe të sjell vendim për vazhdimin e regjistrimit përsëris a regjistrohet secili qytetar dhe secila amvisëri.

Related posts

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-19

D V

Angellovska-Bezhoska-Petrov: Strategjia e parë kombëtare për sektorin fintek deri në fund të vitit

D V

Maqedoni, zvarritet miratimi i ligjit për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More