Agjencia Zhurnal.mk

ASH: Situatat e jashtëzakonshme kanë për qëllim të kanalizohen veprimet nga një qendër vendosëse

Shkup, 22 mars – Aleanca për shqiptarët përmes një kumtese dërguar opinionit shpreh shqetësimin lidhur me situatën e jashtëzakonshme pas shpalljes së saj që sipas kësaj partie kanalizohen veprimet nga një qensër vendosëse dhe më pas të njejtat përcillen tek qytetarët e thjeshtë. ASH mes tjerave shpreh shqetësim edhe për masat e sigurisë, dorëzat, mjetet dezinfektuese etj të cilat suipas saj qeveria duhet vet t’i sigurojë.

Në vazhdim ju sjellim kumtesën e tyre:

Situatat e jashtëzakonshme kur shpallen kanë për qëllim që të kanalizohen veprimet nga një qendër vendosëse dhe që pastaj të përcillen deri te qytetari më i thjeshtë me qëllim sigurinë e tij dhe të gjithë qytetarëve të një shteti.

E kuptojmë dëshirën e çdo qytetari për të dhënë kontributin e tij në mënyrë që të tejkalohet kriza me koronavirusin por, atë që se kuptojmë është dëshira për protagonizëm të disa ministrave të cilëve gjithçka ju duket atraksion dhe fushatë elektorale.

Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Mila Carovska duhet të jetë i vetëdijshëm për pozicionin që mban. Ajo është anëtare e qeverisë dhe nuk mund të bëj thirrje publike që gjithkush në mënyrë artizanale të përgatis maska për mbrojtje, në ndërkohë që asnjë laborator nuk ka testuar efektin mbrojtës së këtyre maskave. Kur gjithë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ekspertëve nga kjo lëmi rekomandojnë që maskat të jenë për një përdorim dhe të mos mbahet për kohë të gjatë e njëjta maskë! Ministri në fjalë bën apel që këto lloj maskash mund të përdoren pafundësisht, me çka shpërndan dezinformata dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Ministër, sillu në mënyrë të përgjegjshme sepse je pjesë e qeverisë që duhet të menaxhojë me krizën. Nëse je i pa ditur në këto punë – lexo, nëse nuk lexon – pyet, sepse ndryshe mund të shndërrohesh në element që shpërndan dhe nuk mbron nga virusi.

Qytetarë të nderuar, vëllezër dhe motra, e kuptojmë dëshirën për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj krize por, forma më e mirë është duke u izoluar në shtëpitë tuaja, duke u solidarizuar me ato që kanë nevojë por, gjithmonë duke ruajtur distancën sociale, duke respektuar në maksimum higjienën edhe në gjësendet që shkëmbejmë me njëri tjetrin.

Maskat e sigurisë, dorezat medicinale, dezinfektuesit, sapunët medicinal duhet të jenë të sigurta, shkencërisht të testuara që pastaj të hidhen për përdorim të gjerë, ndërsa këtë e kanë për obligim që ta sigurojë qeveria e këtij ministri që do të bëj protagonizëm.

Aleanca për Shqiptarët,
Departamenti i Shëndetësisë

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...