ASH: Takim me strukturat në Haraçinë, bastionin e Aleancës për Shqiptarët

nga Xh M

Haraçinë, 1 tetor – Sekretari Organizativ i Aleancës për Shqiptarët Tiron Jajaga, kryetari i degës së Haraçinës, Skender Isufi, bashkë me anëtarët e Kryesisë, Nebahate Livareka dhe Driton Nebiu, kanë qëndruar në Haraçinë ku kanë takuar strukturat e Aleancës për Shqiptarët.

Haraçina mbetet një nga bastionet më të fuqishme të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa mbështetja gjithnjë e më e madhe dëshmon legjitimimin e politikave të pastërta dhe kombëtare të ASH dhe liderit Ziadin Sela.

Ky takim është realizuar në kuadër të takimeve të Sekretarit Organizativ dhe anëtarëve të kryesisë, me strukturat lokale të partisë, që bëhen në prag të ristrukturimit dhe mobilizimit të Aleancës për Shqiptarët në të gjitha vendbanimet shqiptare. Bashkërisht vazhdojmë fuqishëm të veprojmë dhe punojmë në mbrojtje të legjitimitetit të votës shqiptare dhe kundërshtimin e politikave diskriminuese të Qeverisë monoetnike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More