Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH: Zaevi mashtron Lëvizjen Besa

Pas mashtrimeve të vazhdueshme ndaj qytetarëve, Zoran Zaev mashtron edhe Lëvizjen Besa, si partner të Koalicionit “МОЖЕМЕ”, thuhet në komunikatën ASh-së.

“Ligji i ri për letërnjoftime dhe dokumente të udhëtimit, sipas deklaratave të fundit të Kryeministrit Zaev, nuk do të përfshijë grafën etnike. Arsyetimi i tij na qenka krejtësisht teknik dhe se do të duhet të presim për “tender” për operator të ri të dokumenteve biometrike! Prej kur e drejta për të përcaktuar etninë duhet të kaloj në “Tender”? Ku mbeti marrëveshja dhe premtimi juaj i përbashkët në fushatën zgjedhore  të koalicionit “МОЖЕМЕ” ndaj shqiptarëve, apo ky ishte mashtrimi i dyfishtë i radhës nga LSDM-BESA? Deri kur çdo e drejtë e shqiptarëve do të duhet të kaloj nëpër tenderët tuaj, me qëllim përfitimin financiar? Sa i përket partnerit tuaj të koalicionit, Lëvizja Besa,  pyesim ata se cila është arsyeja e qëndrimit të mëtutjeshëm në  Qeveri, kur i vetmi zotim dhe arsyetim i tyre për koalicionim nën ombrellën “МОЖЕМЕ”, ka qenë futja e grafës së etnisë në dokumentet personale. Prandaj, si Aleancë për Shqiptarët kërkojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie për çdo dështim dhe mashtrim tuajin para qytetarëve”, thuhet në komunikatë, përcjell Zhurnal.

Postime të ngjashme

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDI-ja është më e unifikuar!

Bexhet Musliu

Ish kryeministri Georgievski këshillon se si të zgjidhet çështja me Bullgarinë

T E

Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

T E

Sa të rezikuar jemi? Kroacia dhe Slovenia regjistrojnë rastet e para me variantin afrikano jugor

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...