ASH: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë emergjente, VLEN mund të hyjë në listën e VMRO nëse frikësohen

nga Xh M

Shkup, 4 nëntor – Aleanca për Shqiptarët është e gatshme dhe vlerësojmë se urgjentisht vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave forcat fituese të zgjedhjeve do të duhet të ulen dhe të zgjidhin të gjitha sfidat dhe ngërçin politik që rrezikon të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Me keqardhje i ndjekim qëndrimet e koalicionit jolegjitim VLEN të cilët kanë frikë nga zgjedhjet edhe duke qenë pjesë e Qeverisë dhe për absurditet janë grupacioni i vetëm politik që gjendja ju duket normale, derisa të gjjtha subjektet e tjera janë shprehur për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale.

Ju bëjmë thirje që të mos mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve për shkak të dëshirave personale për pushtet. Meqë këtë e kanë të vetmin dert, ju themi që nuk kemi asgjë kundër që ata të hyjnë në listë të përbashkët me VMRO-në, pasi edhe ashtu kjo parti i trajton si pjesë e tyre margjinale dhe jo si partner. Këtë nuk do ta kenë për herë të parë, pasi ata edhe në të kaluarën kanë qenë në lista të përbashkëta me LSDM-në dhe tani të njëjtën mund ta bëjnë edhe me VMRO-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More