Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH/ Zudi Koka zgjidhet kryetar i ri i degës së Çairit

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Pas një procesi të hapur parazgjedhor sot në Çair në lokalet e Hotel Bushi u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së Çairit pranë Aleancës për Shqiptarët me ç’rast u zgjodhen strukturat e reja të degës së Çairit.

Këtij kuvendi i cili zgjati më shumë se dy muaj i paraprinë anëtarsimet e reja ku u vërejt një entuziazëm i shtuar për aderime të reja që është shprehje e politikave të drejta dhe konfirmim i ASH-së si force politike e së ardhmes.

Ky proces rezultoi me 637 anëtarsime të reja të cilat gjatë një procesi demokratik në bazë te kriteriumeve statutore u zgjodhën përfaqësusesit e nëndegëve për kuvendin e degës.

Në garë për Kryetar dege ishin dy kandidat Zudi Koka dhe Reshat Kamberi.

Me votim të fshehtë, nën mbikqyrje të komisionit prej 5 anëtareve të komisionit zgjedhor me shumicë votash për Kryetar dege u zgjodh z. Zudi Koka afarist nga Çairi. Poashtu u zgjodh edhe kryesia e degës dhe u propozuan anetarët e Kuvendit Qendror nga dega e Çairit.

Kuvendin e degës e përshendeti me një fjalë rasti edhe kyetari i ASH-së z. Ziadin Sela duke i faleminderuar anëtarët, aktivistët, komisionin për rolin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Poashtu, thirrja e Kryetarit ishte për bashkëbisedim të vazhdueshëm me qytetarët, per vazhdimin e procesit të konsolidimit të vazhdueshëm të strukturave partiake.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...