Agjencia Zhurnal.mk

ASHMAA: Është përgatitur studimi “Pluralizëm i pronësisë mediatike në rrethinën e saj mediatike”

Shkup, 7 gusht – Zhurnal.mk – Për nevojat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, ekspertët Zhan Fransoa Furnemont dhe Snezhana Trpevska e përgatitën studimin Pluralizëm i pronësisë mediatike në rrethinën e re mediatike.

Studimi, i cili është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe angleze, ka për qëllim që të bëjë vlerësim të dispozitave të vlefshme ligjore për përqendrim të pronësisë në sektorin audiovizuel dhe të rekomandojë hapa të ardhshëm në politikat. Si rezultat, janë të mundshme ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mediat dhe veçanërisht të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele duke pasur parasysh atë që rregullativa ekzistuese për përqendrim të pronësisë së mediave është e vjetërsuar, ndërsa këto çështje marrin kuptim të ri në kontekst të teknologjive digjitale, konvergjencës, përhapjes së mediave të reja në internet dhe fragmentimit të tregut dhe publikut.

Studimi është përgatitur në kuadër të projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREKS 2)”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022“.

Studimi është në dispozicion në linkun në vijim:

https://avmu.mk/wp-content/uploads/2020/08/HF-37_Study_media_ownership-MKD_for-publishing_fv-07.08.2020.pdf

AGJENCIA PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...