ASHMAA: Heshtja fillon më 16 tetor dhe përfundon në orën 19:00 më 17 tetor

Shkup, 14 tetor – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i njofton radiodifuzerët se më 16 tetor, deri në orën 19:00 më 17 tetor, vlejnë rregullat për heshtjen zgjedhore.

Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të njoftojnë për procesin zgjedhor, por ndalojnë të gjitha format e prezentimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, potencojnë nga ASHMAA.

Sipas Kodit zgjedhor, për shkeljen e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çfarëdo informacioneve, fotografive, materialeve audio dhe audiovizuele që lidhen ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit e zgjedhjeve, çfarëdo formash të raportimit mediatik të cilat janë të hapura ose të mbuluara në funksion të fushatës së dikujt që të ndikojnë mbi vendimin e votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/apo individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit si edhe deklarata të kandidatëve në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe të bartësve të funksioneve në organet e pushtetit.

Related posts

Shkarkohen gjykatësit Ribarev dhe Zdraveva

Z H

Ankohen të burgosurit në Manastir! Prindërit të shqetësuar për djemtë e tyre

R Zh

Sivjet më pak student të regjistruar se sa vitin e kaluar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More