Ashpërsohet retorika mes kandidatëve për president, reagime për fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes

nga Xh M

Retorika mes kandidatëve presidencial po bëhet më e ashpër me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Pas paraqitjes së kandidatëve për president të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, sot të dyja palët kërkuan ndjesë për kritikat dhe komentet e bëra gjatë mitingjeve të fundjavës.

Nga LSDM-ja kërkuan falje nga kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova për ofendimet e presidentit aktual Stevo Pendarovski i cili kandidon për mandat të dytë, si dhe të liderit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja falje nga Pendarovski për fjalimin e një qytetari në tubimin e djeshëm i cili ofendoi kandidaten për presidente të VMRO-DPMNE-së.

Deputetja Daniella Nikollova nga LSDM-ja sot në konferencë kërkoi falje nga Siljanovska-Davkova duke theksuar se mitingjet nuk kanë të bëjnë me ofendime dhe diskreditime personale, por për paraqitje të ofertës para qytetarëve.

“Diskreditimet personale për nofkat e femrave, fyerjet për kapacitetet intelektuale të shprehura nga Siljanovska nuk i përshtaten as profesorit dhe as politikanit. Çfarë profesori është ai që shan studentët? Çfarë politikani është ai që në vend që të prezantojë ide fyen kundërshtarët e në këtë mënyrë fyen qytetarët”, tha Nikollova. 

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Siljanovska Davkova në tubimin në komunën Qendër të Shkupit të shtunën tha se e ka takuar Pendarovskin në një debat në kuadër të debatit “Dialogu ndërmjet civilizimeve” organizuar nga ish presidenti Boris Trajkovski ku Pendarovski ndoshta ka marrë pjesë në organizimin e evenetit. 

“Asnjëherë nuk flasë për studentët por nuk i harroj kurrë më të mirët dhe them gjithmonë gjithçka për ta. Nuk e mbajë mend Stevo Pendarovskin si student, por e di që ka magjistruar dhe doktoruar pasi që i ka përmirësuar aftësitë analitike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tani njeriu në këtë mënyrë flet për mua”, tha Siljanovska Davkova.

Nga VMRO-DPMNE-ja, përsëri kërkuan falje për fyerjet e bëra ndaj Siljanovska Davkovës, nga, siç theksojnë, aktiviste e LSDM-së, në tubimin e djeshëm në Kumanovë.

Nga shtabi i Pendarovskit thanë se dënojnë çdo lloj gjuhe të urrejtjes, shpifje dhe fyerje.

Kumanova është një qytet ku që nga viti 1941 e deri më sot ka qenë gjithmonë fitues, qytet ku është “gatuar” shteti modern maqedonas dhe ku forcat përparimtare, progresive nuk kanë humbur 30

“Me rastin e komentit të njërit prej të pranishmëve në tubimin e kandidatëve për president në Kumanovë, dua të jem transparent dhe i sinqertë për të gjithë publikun. Para së gjithash, për shkak të masivitetit të tubimit, për fat të keq, nuk munda të dëgjoja plotësisht komentin e njërit prej pjesëmarrësve dhe ta parandaloja atë. Ata që më njohin si simpatizues të partisë së cilës jam zëdhënës, por edhe të të gjitha partive të tjera politike, e dinë që i dënoj ashpër komentet që janë ofenduese për gratë dhe e dinë që jam e zëshme në luftën kundër gjuhës së urrejtjes ndaj grave. Është e njëjta gjë në këtë rast. Komenti është i papërshtatshëm, fyes dhe e dënoj. As presidenti Pendarovski, as unë nuk e mbështesim komentin”, shkruan Bogdanka Kuzeska nga Shtabi zgjedhor i Pendarovskit. 

Edhe bashkëshortja e Pendarovskit është paraqitur në rrjetet sociale dhe e dënoi të gjitha llojet e gjuhës së urrejtjes.

“Dënoj çdo lloj gjuhe të urrejtjes, fyerje dhe shpifje”, ka shkruar Elizabeta Gjorgievska, bashkëshortja e Pendarovskit në Fejsbuk.

Edhe Forumi i Grave të Partisë Liberal Demokratike (PLD) e dënoi, siç thonë ata, komentin e pahijshëm dhe fyes të një prej të pranishmëve në tubimin e djeshëm në Kumanovë, ndaj kandidates për kryetare nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More