Agjencia Zhurnal.mk

Asimilimi dhe atdhetarizmi

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në kohën e fundit ne si shqiptarë kudo që jetojmë në trojet tona kemi një brengë të madhe shpirtërore me kurbetin, sepse numri i të rejave dhe të rinjve për shumë shkaqe po e lëshojnë vendin e tyre të lindjes dhe po ikin në vend të ndryshme të botës për një jetë më të mirë. Për këtë
fenomen ne shqiptarët duhet shumë të brengosemi. Të na dhemb shpirti dhe të na pikoj gjak. Të zbrazen trojet tona nga gjeneratat e reja dhe vendet e të parëve tanë të mbeten të zbrasta është dhembje e madhe.Të mbeten shtëpitë të mbyllura në dri. Të mbeten arat djerrina. Të mesin shkollat pa nxënës, të mbeten fshatrat dhe qytetet pa të reja dhe të rinj është një plagë e madhe dhe e pashëruar dhe shumë e dhembshme.Ajo që është edhe më e dhembshme që duhet të na pikoj zemra gjak nga ajo që nëse shikojmë dhe analizojmë nga ata kurbetqarë që kanë ikur më herët nga vendlindja. A thua vallë a kemi prej brezit të ri dhe të reja dhe disa prej tyre nuk e
kanë harruar identiten e tyre kombëtar dhe ate fetar!? A kemi prej tyre që kanë harruar të afërmit e tyre në vendlindjet e tyre dhe në atdhe?! A i njohin ata ( ato) se janë të gjakut dhe fisit të tyre?!… Sa i kanë pranuar disa traditat e tyre shqiptare nga prindrit e tyre dhe sa i kultivojnë dhe
sa i ruajnë ato?!…

Po sa e njohin gjuhën e tyre amtare shqipe dhe a flasin shumica e të rejavedhe të rinjve mes vete në gjuhënë e tyre amtare apo flasin në gjuhën e ati vendi ku jetojnë?!… Po a kemi edhe raste ku edhe brenda familjeve të ngushta familjare që në banesat apo shtëpitë e tyre
mës vete flasin në gjuhë të huaj vëllai- me vëlla, motra me motrën, vëllai me motrën, nëna ose babai me fëmijët e tyre. Unë them me shumë përgjegjësi se këso raste që i përmenda më lartë ka edhe ate diku më pak e diku më shumë. Unë brengosem dhe kam bindjen se pas një kohe një gjë
edhe më e dhembshme do vie kur një numër prej tyre më nuk do të kthehen kurr në vendlindje dhe atdhe. Tërësisht do të harrohet identiteti i tyre.Do të harrohet tërësisht gjuha, kombi dhe feja.

Si mund të i themi kësaj përveç një asimilimi dhe në fund do i parashtrojmë vetes se çfarë fituam ne shqiptarër me shkuarjen në kurbet. Fituam pasuri.Blenë fëmijët tanë makina luksoze, shkuan për çdo vitë për pushime në plazhet më të bukura të botës, ndërtuan shtëpi të bukura në
vendlindje të cilat do të jenë të mbyllura me dri dhe ku do të këndojnë qyqet.

Po asmilimi?!…Me keqardhje po e them se një gjë e tillë për ne shqiptarët do të jetë një plagë që kurr nuk do të shërohet, por gjithnjë do të pikojë gjak. Në fund e di se dikujt ky shkrim dhe më së shumti nuk do ju pëlqejë disave që shesin atdhetarizëm nga atje larg vendlindjes nëse familja e tij ka filluar të i asimilohet e nesër do të i asimilohet tërësisht. Unë do i parashtrojë pyetje këtyre ca “atdhetarëve”. Nëse ju keni lejuar të ju asimilohen fëmijët tuaj çfarë atdhetarizmi ju i shitni dikujt?!…

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...