Asistenti i Matthew Perry-t zbulon detaje rreth vdekjes së tij

nga Xh M

Sipas asistentit të arrestuar të aktorit të ndjerë, Matthew Perry, ky i fundit i kërkoi shumë doza ketamine në ditën kur ndërroi jetë.

Kenneth Iwamasa zbuloi se i dha një dozë në orën 8:30 të mëngjesit dhe më pas, 4 orë më vonë, Perry i kërkoi edhe një tjetër dozë. 40 minuta më vonë, kërkoi edhe një dozë më të lartë. “Më bëj një dozë më të madhe”, supozohet t’i ketë thënë aktori asistentit, duke shtuar se donte që t’i bënte gati vaskën.

Kenneth ia bëri gati dhe doli për të kryer disa detyra. Kur u kthye, e gjeti Perry-n në xhakuzi. Aktori u gjet i mbytur në shtpëinë e tij në Los Angeles më 28 tetor 2023. Në autopsinë e bërë më vonë, rezultoi se Perry ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare për shkak të ketaminës.

Ketamina është një anestetik që përdoret shpesh për rekreacion, si dhe për trajtimin e depresionit. Buprenorfina, një opioid që përdoret shpesh për të trajtuar ata që janë të varur nga heroina, gjithashtu kontribuoi në vdekjen e Perry-t, zbuloi raporti.

Ditët e fundit të Perry-t u përshkruan si “ditë në kërkim të më shumë dozave të substancës narkotike”, sipas raportit policor. Ai u bë gjithnjë e më i varur nga ketamina dhe iu drejtua tregtarëve të paligjshëm pasi kërkesa e tij në një klinikë lokale u refuzua.

Sipas deklaratës së Iwamasa-s, pjesë e punës së tij ishte të koordinonte takimet e mjekut të Perry-t dhe të sigurohej që ai të merrte medikamentet e tij. Iwamasa tha se ai u prezantua me Plasencia si një burim për drogën.

Plasencia në një moment kishte diskutuar me mjekun tjetër të akuzuar në këtë rast, Chavez, se sa para mund të fitonin nga Perry, sipas dokumenteve të gjykatës.

“Pyes veten se sa do të paguajë ky budalla,” i dërgoi mesazh Plasencia Chavez. Prokurorët pretendojnë se Chavez ka furnizuar aktorin me 22 shishe me ketaminë dhe tableta ketamine përmes një recete të rreme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More