Agjencia Zhurnal.mk

ASK, kundërshtime mes MPB-së dhe deputetëve të LSDM-së

Shkup, 21 maj – Qëndrime të ndryshme nga një pjesë e deputetëve të LSDM-së në njërën anë dhe Ministrisë së Brendshme nga ana tjetër, për ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Deputetja Frosina Remenski para mediave shpalosi amendamentet që nuk janë pranuar nga MPB-ja por për të cilat ajo thotë se do të insistojë. Për të shmangur politizimin dhe partizimin e këtij institucioni, ajo thotë se nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e dy deputetëve në komisionin i cili do të bëjë selektimin e të punësuarve të Agjenicë, edhe pse propozim/ligji aktual e parashikon këtë detyrim.

“Ky është një argument shtesë duke pasur parasysh që një nga shtyllat e reformës është depolitizimi dhe departizimi. Ne jemi përfaqësuesë të partive politike në Kuvend dhe sigurisht nuk jemi kompetent për të marrë pjesë në një procedurë të tillë dhe nuk ka mundësi ligjore për këtë”, deklaroi Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Remenski do të insistojë edhe për plotësime të tjera në ligj të cilat do të garantojë veting dhe analizë për të punësuarit që do të transferohen nga Drejtoria aktuale për Siguri dhe Kundërzbulim, në Agjencinë e re për Siguri Kombëtare. Kundërshtimet, thotë Remenski, nuk i bën për të zënë postin e minsitrit të Brendshëm. Ajo i përgënjeshtroi edhe zërat se po krijon kushte për bashkëshortin e saj si drejtor në Agjencinë e re. Remenski kërkoi nga antikorrupsioni të hapë procedura mbi zërat për nepotizëm në MBP dhe DSK.

“Unë nuk pretendoj të jem ministre për Punë të Brendshme, nuk luftoj që të bëhem ministre pas “fshesës” së kryeministrit Zaev. Kam qëndrime të mijat personale, jam profesor në fakultetin e Sigurisë. Kam integritet profesional dhe detyrim që të diskutoj vazhdimisht për këto qëndrime”, theksoi Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Sipas deputetëve të Alternativës, ligji siguron krijimin e një institucioni transparent.

“Mendoj se me këto propozime, me këto amendamente, e kemi përmirësuar dukshëm cilësinë e tekstit të ligjit dhe kemi dhënë mundësinë që të kemi një Agjenci për Siguri Kombëtare e cila do të ketë transparencë dhe do të japë përgjegjësi para Kuvendit”, tha Rexhep Mehmeti, deputet i Alternativës.

Nga gjithsej 91 amendamente të deputetëve, janë pranuar 54, shumë prej të cilave të parashtruara nga opozite. Agjencia për Siguri Kombëtare duhet të fillojë punë në qershor. Ajo do të jetë jashtë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të zëvendësojë DSK-në famëkeqe. Drejtori do të zgjidhet nga Qeveria por Agjencia do të japë llogari para Komisionit të posaçëm në Kuvend./alsat

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...