Një emër surprizë ka hedhur kapelën e tij në ring për të zëvendësuar Gareth Southgate si trajner i Anglisë, pas largimit të tij pas përfundimit të Euro 2024.
Southgate dha dorëheqjen si shefi i Tre Luanëve të martën pas gati tetë vitesh në krye të Anglisë.
Gjatë asaj kohe, ai arriti në dy finale të Kampionatit Evropian, me ndeshjen e tij të fundit në krye, humbjen 2-1 ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.
Sipas The Telegraph, FA do të konsiderojë gjithashtu emërimin e trajnerit të Tottenhamit, Ange Postecoglou, i cili pëlqehet shumë nga drejtori i tyre teknik, John McDermott.
Por tani, një emër i ri ka paraqitur veten – dhe është dikush që asnjë tifoz i Anglisë nuk do ta kishte menduar.
Mediumi The Sun raporton se ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, dëshiron punën e trajnerit te Anglia në atë që do të ishte një rikthim i papritur në menaxhimin e futbollit.
Low nuk ka punuar në futboll që kur u shkarkua si trajner i Gjermanisë pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë në fazën e 1/8-tës në Euro 2020.
Pretendohet se 62-vjeçari do të ishte ‘i lumtur’ të fliste me FA pas dorëheqjes së Southgate dhe kandidatura e tij do të përfaqësonte diçka ndryshe nga shumë prej kandidatëve të tjerë.
Low fitoi përvojë të gjerë të futbollit ndërkombëtar me Gjermaninë, duke e marrë atë pas largimit të Jurgen Klinsmann në vitin 2006 dhe duke qëndruar në krye të kombëtares për 15 vjet.
Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës më 2014, dhe Gjermania përfundoi si nënkampione në Euro 2008, ku humbi nga Spanja në finale.
Por rezultatet u zvogëluan gjatë viteve të tij të fundit në krye, me Gjermaninë që u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në fazën e grupeve përpara eliminimit të hershem në Euro 2020.