Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Asnjë deputet apo anëtar i shërbimeve parlamentare nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me Petrovskën

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Asnjë deputet apo nëpunës nga Kuvendi nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me deputeten Slavjanka Petrovska, e cila para dy ditëve publikoi në profilin e saj në Fejsbuk se është pozitive ndaj koronavirusit, informojnë për MIA-n nga Qendra për Shëndet Publik.

“Petrovska nuk ka pasur kontakte të rrezikshme në Kuvend. Në izolim do të shkojnë vetëm anëtarët e familjes së saj”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Aleksandar Stojanovi.

Në Kuvend, siç theksoi ai, respektohen të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim nga koronavirusi.

Edhe kolegët e Petrovkës nga grupi i deputetëve të LSDM-së thonë se respektohen të gjitha masat – mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, dhe se gjatë hyrjes në Sallën me Kupolë dezinfektohen dhe se atje janë vazhdimisht me maska.

Para Petrovskës edhe katër deputetë të tjerë ishin pozitivë ndaj Kovid-19, por të gjithë janë kthyer në vendet e punës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare

T E

200-300 euro gjobë nëse refuzoni të jepni dokumente gjatë regjistrimit

Z H

Testimet e shpejta në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, prej sot falas

T E

“Drumarina”, nis gjyqi kundër Silvana Bonevës

E.E.

Osmani i inkurajuar nga eurodeputetët për fillim të negociatave me BE këtë vit

Z H

Angellovski: Vazhdon aksioni policorë në Haraçinë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...