Agjencia Zhurnal.mk

Asnjë firmë “nuk guxoi” të paraqitet për rrënimin e objektit të egër të “Fontanës”, tenderi dështoi

Shkup, 5 gusht – Zhurnal.mk – Asnjë kompani nuk është paraqitur për të rrënuar objektin e egër që u ndërtua tek Fontana në Bit Pazar, informon Zhurnal.

Tenderi për angazhimin e një kompanie për rrënimin e objektit e ndërtuar ishte shpallur më 27 korrik dhe zgjati deri sot. Nga komuna e Çairit thonë se nesër përsëri do të shpallin një tjetër tender, me të njejtat kritere.

Të gjitha afatet ligjore skaduan por as komuna e Çairit e as MPB dhe Prokuroria nuk e di se kush është investuesi.

Investuesi kishte afat deri dje që vet ta rrënojë objektin, por kjo nuk ndodhi. Në këtë objekt tanimë 2 javë nuk ka aktivitete ndërtimore.////Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...