Agjencia Zhurnal.mk

Asnjë person nuk është helmuar rëndë nga ushqimet gjatë vitit 2019

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Sistemi i sigurisë në ushqim është funksional. Vitin e kaluar nuk është evidentuar asnjë helmim, edhe pse janë paraqitur tre raste me 19 persona. Kështu thuhet në njoftimin e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, duke vlerësuar se këto rezultate janë solide duke patur parasysh që në vitin 2017, 21 persona kishin përfunduar në spital, ndërsa në vitin 2018 35 persona, përcjellë Zhurnal.

Sipas Atanasov, vitin e kaluar në tre rastet arsyeja nuk është vërtetohet sepse 19 personat e paraqitur kishin patur simptoma të vogla.

“Në suaza botërore janë evidentuar rreth 600 milion raste të helmimit me ushqim, ndërsa 430.000 prej tyre përfundojnë me vdekje. Prej këtu, mund të themi se tek ne sistemi i sigurisë me ushqim funksionon dhe në të të involvuar janë: harxhuesit, institucionet, operatorët me ushqim dhe laboratoritë”, tha Atanasov.

Ai tha se për një kontrollë më efikase si dhe për siguri më të madhe të ushqimit, AUV po zbaton program për kontrollimin dhe parandalimin e rreziqeve kimike dhe biologjike në ushqime të ndryshme./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...