Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se në vendin e tij asnjë rast i llojit të ri të koronavirusit nuk është zbuluar në mostrat e mbledhura në mbarë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, ministri Koca njoftoi se lloji i ri i virusit nuk është zbuluar as në rastet pozitive me COVID-19 në Turqi, as në rastet pozitive tek personat që erdhën nga vendet e prekura nga lloji i ri i virusit.
“Laboratorët e shëndetit publik rregullisht ekzaminojnë mostra nga rajone të ndryshme të vendit tonë, me qëllim për të monitoruar mutacionin dhe ndryshimet e virusit”, shkroi Koca.
Ministri turk theksoi se mutacionet e përcaktuara në kuadër të ekzaminimeve ndahen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).