Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Asnjë risi në metodologjinë e paralajmëruar për pastrimin e gjyqësorit

Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Më në fund, ministri i drejtësisë, prokurori shtetëror dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor prezantuan metodologjinë për pastrimin e gjyqësorit. Filtrimi i shumëpritur bazohet në Ligjet tashmë ekzistuese. Inspektimet do të kryhen si më parë nga Këshilli i Prokurorëve dhe ai Gjyqësor. Ata nuk theksuan çështje gjyqësore për të cilat mediat dhe publiku kanë alarmuar në mënyrë të përsëritur se po shtyhen në mënyrë që të jenë përparësi për shqyrtim. Pyetëm se çfarë përmban tjetër send metodologjia e paralajmëruar prej kohësh, nëse shtylla e spastrimit janë zgjidhjet ligjore të cilat tashmë janë në fuqi.

“Nuk pajtohem se në këto gjëra nuk ka asgjë të re, sepse siç e theksova më parë, përgjegjësia e prokurorëve është ashpërsuar dhe kemi procedurë të qartë në përcaktimin e veprimit të tyre profesional dhe efikas”, deklaroi Ljubomir Jovevski, Prokuror shtetëror.

Për dallim nga Jovevski, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev tha se vazhdimisht monitorojnë punën e gjykatësve, sepse kjo është punë e tyre. Kontrollet dhe shkarkimet e gjykatësve nuk kanë qenë çështje fushate.

“Ne nuk e bëjmë këtë si fushatë. Kjo punë është vazhdim i punës së Këshillit gjyqësor në suazat e përmbushjes së obligimeve të tij të parashikuara me ligj. Ne shkarkuam gjykatës në vitin 2019 dhe në vitin 2020. Ky proces vazhdon, është një procedurë e vazhdueshme”, tha Kiro Zdravev- Kryetar i këshillit gjyqësor.

Ministri i drejtësisë nuk tregoi nëse do të kontrollohen rastet gjyqësore si “TNT”, “Trajektorja”, “Tortura” ku kishte vonesa të shpeshta ose gjykimet fillonin disa herë nga fillimi. Ai në përgjithësi tha se do të ketë inspektime kurse mund të rishikohen rastet që janë në fokusin e publikut ose ato të ish PSP-së.

“Kemi diçka të re për ta thënë dhe diçka të re për t’u mburrur. Për herë të parë që nga viti 2019, po krijojmë sistem me kritere më të qarta dhe më specifike për monitorimin e punës së kuadrit kryesor në gjyqësor, kështu që ne kemi procese dhe sistem, por kjo nuk do të thotë që nuk e kemi pasur, por kemi bërë ndryshime të rëndësishme që të funksionojë më mirë”, pohoi Bojan Mariçiq- ministër i drejtësisë.

Sipas metodologjisë, prokurorët do të vlerësohen përmes gjashtë raporteve mujore. Gjashtë çështje do të shqyrtohen, tre me përzgjedhje rasti, tre do t’i zgjedh vetë prokurori i vlerësuar. Dhjetë çështje do të shqyrtohen te gjykatësit- pesë me përzgjedhje rasti, pesë do të zgjidhen nga vetë gjykatësi.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...