Agjencia Zhurnal.mk

Asnjë shqiptarë i Bujanocit nuk është i prekur me koronavirus

Deri më tani asnjë shqiptarë në Komunën e Bujanocit nuk është i prekur me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka bërë të ditur se në komunën e që ai drejton deri më tani janë pesë persona të prekur me koronavirus.

Sipas Kamberit asnjëri prej tyre nuk janë shqiptarë por janë të nacionalitetit serbë dhe romë.

Kamberi ka bërë të ditur se deri më tani në Bujanoc janë bërë rreth 100 teste.

“Mund të them se situata është stabile në kuadër të një gjendjeje të jashtëzakonshme në të cilën gjendet edhe Bujanoci. Deri tash kemi pesë raste të identifikuar me korona, prej tyre asnjëri nuk është shqiptarë, janë të nacionalitetit serbë dhe romë. Tre të dyshuar javën e kaluar të premten testet janë bërë dhe sot janë marrë për të tret dhe janë negativë. Do të thotë nuk kemi rritje të pacientëve që mund të kenë virusin koronav. Dhe në përgjithësi mund të them se situata është stabile. Më pak se 100 testime janë bërë, rreth 70-100 aty pari”, ka treguar Kamberi.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e ploë në videon e mëposhtme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...