Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Asociacioni i Bastoreve Sportive kundër largimit të bastoreve nga shkollat

Shkup, 23 janar – Pas shpalljes së Regjistrit të Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregulloreve për fillimin e hartimit të një ligji për ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, ku parashihet që bastoret dhe lojërat tjera të fatit të zhvendosen 500 metra nga shkollat dhe rritjen e taksave, Asociacioni i Bastoreve Sportive vlerëson se ligji i ri i cili po përgatitet, është i pa pranueshëm, dhe se i njëjti do të çojë në mbylljen e plotë të industrisë, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Kryetari i këtij Asociacioni, Vasko Ilievski, paralajmëron se ky ligj do të çojë deri në mbylljen e 98 për qind të bastoreve dhe lojërave tjera, dhe do të lë pa punë mbi 8000 të punësuar.

Asociacioni po ashtu paralajmëron se me një zgjidhje të tillë ligjore Qeveria industrinë e lojërave të fatit do të shndërrojë nga legale në ilegale, sepse lojtarët do të kërkojnë mënyra alternative dhe bastet do të zhvendosen në vende të paligjshme.

“Largësia prej 500 metrave e objekteve tona nga shkollat dhe institucioneve të larta arsimore nënkupton edhe mbylljen 98 për qind të objekteve, pra mbyllje të të gjithë kësaj industrie. Edhe pse ligji nuk thotë se në të mbyllemi, por përcaktimet të cilat parashihen të vendosen në ligj janë të pa tolerueshme për ne. Me këtë vendim jo europian, brenda natës mbesim rreth 8000 punëtor pa punë, Me këtë ligj po i mundësohet që të krijohet një treg ilegal i lojërave të fatit. Lidhur me propozimin e dytë ku parashihet rritja e taksave për industritë tona, edhe kjo është e pa qëndrueshme sepse ne edhe ashtu paguajmë taksa më të larta në Europë. Ne jemi për ligje europiane, por këtë propozim që e kanë dhënë nuk ka lidhje me Europën dhe ligjet europiane.”,- tha kryetari i Asociacionit, Vasko Ilievski.                              

Gjithashtu, ata thonë se ky ligj privon të drejtën e fituar të biznesit të kompanive që kanë licenca të vlefshme për objektet ekzistuese, ndërsa shteti rrezikon të humbasë të gjitha fondet me të cilat industria e lojërave të fatit ende kontribuon në buxhetin e shtetit, që është më shumë se 250 milion euro në të gjitha bazat.

Ata njëherit kërkojnë takim me përfaqësues të Qeverisë që ta shqyrtojnë propozim ligjin. Por kërkesat e Asociacionit të Bastoreve Sportive, bien ndesh me ato të Lëvizjes anti bixhoz, të cilët prej disa vitesh insistojnë që në ligjin e ri të përfshihet dislokimi i bastoreve prej tre kilometrash nga vendbanimet.

Po ashtu nga Lëvizja anti bixhoz kërkojnë nga profiti i bizneseve të lojërave të fatit të ndahet 5% për të ndihmuar në rehabilitimin e viktimave të bixhozit, si dhe të hartohet strategji nacionale për edukim mbi dëmet shoqërore që shkakton bixhozi.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...