Kosovë

Asociacioni i Komunave Serbe pritet të stopojë dialogun Kosovë-Serbi

Zhurnal Ads

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel mund të bllokohet për shkak të dallimeve për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, njofton Insajderi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Ismet Beqiri thotë se kjo temë në këtë kohë nuk do të diskutohet në Bruksel, derisa zotohet se i njëjti në asnjë rrethanë nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nëse Serbia nuk e njeh asnjëherë Kosovën.

“Në asnjë rrethanë nuk duhet të jetë një statut i asociacionit që jep kompetenca ekzekutive dhe krijon pushtetin e tretë në Kosovë. Kjo nuk mund të pranohet nga pala jonë sikur edhe mos të na njoh asnjëherë Serbia. Kjo nuk do të duhej dhe lëshime të natyrës së sovranitetit dhe integritetit të vendit ne nuk duhet të pranojmë në asnjë rrethanë edhe me çmimin se mund të stërgjatët kjo njohja e Serbisë”, thotë Beqiri.

Ndërkaq, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se në bazë të praktikave të kaluara, kryeministri Hoti e bënë të kundërtën e asaj çka e thotë e që për këtë ka rezerva nëse ai do t’i mbajë qëndrimet kundër hapjes së temës së Asociacionit.

“Është projekt i rrezikshëm se e bosnjëzon Kosovën, e krijon një mini-shtet brenda vendit dhe natyrisht kjo është një goditje e madhe e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Ne jemi shumë të lumtur që takimet në Bruksel fillimisht janë shtyrë sepse jemi të bindur se pavarësisht deklaratave të Hotit që i njëjti nuk do të shtrojë në tavolinë çështjen e asociacionit ky bënë të kundërtën e asaj çka thotë. Nëse e keni dëgjuar me vëmendje në Kuvendin e Kosovës pikërisht i thotë veprimet e kundërta me ato çfarë do të bëjë. Pra thotë se çështja e mini-shengenit që ka qenë kundër, por pikërisht të njëjtën e kanë nënshkruar në zotimet e Uashingtonit. Prandaj duke u bazuar në atë çka kanë thënë në vazhdimësi me qasjen e tij të padrejtë që ka zgjedhur shtyrë përpara padyshim që është rrezik i madh që projekti i për ‘Zajedincë të jetësohet. Por ne si Vetëvendosje do të kundërshtojmë këtë”, u shpreh Haxhiu për KosovaPress.

Postime të ngjashme

Dhunohet fizikisht dhe rrëmbehet një person në Prishtinë, ky arsyeja e ngjarjes së rëndë

admin

Përplasje në Komisionin e të Pagjeturve, Bogujevci-Musliut: Kush po viktimizohet qika e mirë

D XH

“Turpin” e Bekteshit ndaj kompanisë shqiptare “ANET”, e komentojnë analistë, profesor, mjekë, Anëtarë të partive politike shqiptare, për vlerën e miratuar “549€” për luftën kundër Covid19!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...