Agjencia Zhurnal.mk

Asociacioni i minierave, vërejtje në ndryshimet e Ligjit për Minierat

Shkup, 27 janar – Asociacioni i Minierave pranë Odës Ekonomike, ka reaguar ndaj ndryshimeve të parapara në Ligjin e Burimeve Minerale, e sidomos të neni 51 të Ligjit që parashikon mundësinë e përfundimit të njëanshëm të Marrëveshjes së koncesionit të minierave, kur kërcënohet siguria dhe shëndeti i popullatës lokale.   Kjo do të thotë se koncesioni i minierës do të revokohet nëse gjysma e qytetarëve që jetojnë pranë minierës ankohen për ndotje, që për shoqatën e minierave është e papranueshme.  

“Unë personalisht mendoj se nuk duhet të ketë miniera aty ku popullata nuk dëshiron. Nuk mundet që me çdo kusht të hapen miniera, por pasi të jenë marrë të gjitha dokumentet nuk mundet që për interes të dikujt të ndërpritet koncesionimi. Ne nuk jemi kundër ndërprerjes së kontratave, por jo në këtë mënyrë. Ligji duhet të japë mundësi për të zgjidhur, ku saktësisht do të potencohet se çka nënkupton prishjen e mjedisit jetësor dhe çfarë perimetra duhet të ketë ai në mënyrë që të konsiderohet si ndotje. Prandaj, jo të gjitha koncesionet duhet të vendosen në të njëjtën shportë.”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së Minierave të Maqedonisë, Nikolajço Nikolov.  

Nga Shoqata e Minierave alarmojnë se nëse propozim ligji kalon në Kuvend në procedurë të shkurtuar, minierat do të zhdukeshin. Në vend aktualisht ka miniera që punësojnë 13,000 njerëz dhe eksportojnë metale me ngjyra me vlerë prej 300 milion dollarë në vit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...