Asociacioni për E-Tregti: Thirrje për mbështetje të prodhuesve agro për shitje onlajn të prodhimeve të tyre

Shkup, 13 tetor – Prodhuesit agro të Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi pa pagesë t’i përsosin aftësitë e tyre digjitale, por edhe të mësojnë si më mirë t’i plasojnë prodhimet e tyre në ueb platformat vendore për e-tregti, përmes thirrjes publike të cilën e publikoi Asociacioni për E-Tregti i Maqedonisë.

Siç theksohet në kumtesë, ky aktivitet është pjesë e nismës “Agri E-commerce” e cila mbështetet nga programi për rritjen e punësueshmërisë së tregut (IME), të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa zbatohet nga ana e AETM-it.

Qëllimi i thirrjes publike është mbështetja e prodhuesve agro lokalë të cilët duan t’i plasojnë prodhimet e tyre nga mjedisi i tyre lokal dhe duan të fillojnë me shitjen e tyre me ndihmë të e-tregtisë. Me këtë thirrje, Asociacioni për E-Tregti i Maqedonisë përfshihet në përpjekjet për ngritjen e vetëdijes për përfitimet  nga e-tregti dhe rritje të ofertës për e-tregti në vendin tonë.

Thirrja publike është e hapur për të gjithë prodhuesit agro të cilët duan t’i plasojnë prodhimet e tyre në ueb platformat më të njohura vendore për e-tregti, janë regjistruar në pajtim me ligjet e RMV-së dhe i përmbushin kushtet e publikuara në ueb faqen e Asociacionit – https://ecommerce.mk/agri-ecommerce/.

Aplikuesit e zgjedhur duhet në mënyrë aktive t’i ndjekin trajnimet për zhvillim të aftësive digjitale në kohëzgjatje prej një muaji, si dhe drejtimet e ekipit të AETM-it i cili i udhëheq përmes procesit për lidhje me platformat vendore për e-tregti.

Aplikimi në thirrjen publike, do të zhvillohet onlajn në ueb faqen e AETM-së, zgjat deri më 20 tetor, pas çfarë vijon vlerësimi i aplikantëve nga ana e komisionit të përbërë nga ekspertë të fushës.

Related posts

Maqedonia e Veriut vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që zotohet se do të braktis qymyrin deri në 2030

D V

Mbahet debat publik për draft tekstin e strategjisë nacionale për zhvillimin e kooperativave bujqësore

Z H

Rruga Tetovë–Prizren mbetet vetëm dëshirë! Boçvarski: Do shikohen përfitimet dhe më pas projekti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More