Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Asteroidi 2020VA1 kalon afër Tokës më 20 nentor

Asteroidi 2020VA1 do të kalojë afër Tokës javën e ardhshme, duke mos paraqitur asnjë kërcënim për planetin, thanë burime të Observatorit “Purple Mountain” të Akademisë Kineze të Shkencave.

Asteroidi u pa për herë të parë më 6 nëntor. Stacionet e vëzhgimit në Kroaci, Republikën Çeke, Itali dhe Britaninë e Madhe kanë përcaktuar orbitën e tij, bën të ditur “Xinhua”.

Distanca më e afërt e asteroidit 2020 VA1 nga dielli do të jetë rreth 145 milionë km. Sipas vëzhguesit, ai pritet t’i kalojë afër Tokës më 20 nëntor, rreth orës 08:00, me orën e Pekinit.

Zhao Haibin, një astronom i observatorit, tha se asteroidi pritet të afrohet në një distancë prej 4.48 milionë km nga sipërfaqja e Tokës.

“Duke pasur parasysh distancën e madhe, asteroidi nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për Tokën”, -tha Zhao.

Postime të ngjashme

“Do të pendohen si asnjëherë më parë”- Vladimir Putin paralajmëron reagime kundër provokimeve të huaja

S.B.

Afganistan, 5 të plagosur në një sulm me bombë

S.B.

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë padinë kundër Japonisë

S.B.

Danimarka ia jep hua 55,000 vaksina AstraZeneca shtetit fqinj gjerman

S.B.

Drejtësia autorizon ratifikimin e planit evropian të rimëkëmbjes

S.B.

Turqia, Rumania dhe Polonia do të takohen për bisedime vjetore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...