Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Aston Martin do të elektrifikojë 90% të modeleve deri më 2030

Aston Martin planifikon që të elektrifikojë 90 për qind të modeleve deri në vitin 2030, ndërkohë që shumë prej këtyre do të jenë edhe hibride.

Drejtori ekzekutiv Tobias Moers, ka thënë se Aston Martin do të nxjerrë në treg modelin e parë tërësisht elektrik në vitin 2025.

“Shtegu elektrik është pjesë e rrugëtimit tonë dhe planeve tona për të ardhmen. Do të duhej të arrinim diçka të madhe deri në mes të kësaj dekade”, ka thënë ai.

Vitin e shkuar, Aston Martin forcoi lidhjet me Mercedesin, pasi gjiganti gjerman rriti përqindjen e aksioneve te prodhuesi britanik në 20 për qind. Me këtë, Aston Martinit i është ofruar teknologjia e Mercedesit për modelet elektrike, përfshirë elektromotorët e gjeneratës së ardhshme dhe teknologjinë e baterive.

“Duhet të adaptohemi me të gjitha transferet teknologjike të Mercedesit, për këtë duhet kohë, por deri më 2023 do t’ia dalim”, ka thënë Moers.

Po ashtu, bëhet e ditur se modelet aktuale DB11, Vantage dhe DBS do të elektrifikohen.

“Në treg janë për disa vite dhe u duhet një freski. Kjo është ajo që po bëjmë në këtë kohë”, ka thënë Moers. \ autoblog

Postime të ngjashme

Volkswageni përditëson Tiguan Allspacein

S.B.

Mercedes legjendar që ka udhëtuar 1.25 milion kilometra tani është në shitje

S.B.

Detajet e aksidentit fatal të Tesla-s bëjnë që çmimi i kësaj kompanie të bie shumë

S.B.

Mendoni të blini një makinë të përdorur? Këto janë 5 mashtrimet më të zakonshme nga të cilat ju rrezikoheni

S.B.

BMW punon me kompozitor të njohur për të krijuar zërin e veçantë të veturave elektrike

S.B.

Audi R8 prek lehtësisht shpejtësinë 335 km/orë, më shumë se maksimumi i deklaruar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...