Agjencia Zhurnal.mk
Bota

AstraZeneca mbron veten pas kritikave të BE-së për shpërndarjen e vaksinave

Kreu i AstraZeneca-s ka mbrojtur planin e kompanisë për shpërndarjen e vaksinave në BE në mesin e tensioneve me vendet anëtare për vonesat në furnizime.

Pascal Soriot, tha për La Repubblica-n se ekipi i tij po punonte 24 orë në 7 ditë, për të eleminuar problemet në prodhimin e vaksinës. Ai tha se vendimi i vonuar i BE për të nënshkruar kontratat i kishte dhënë kompanisë kohë të kufizuar për të zgjidhur ngërçet me furnizimet. Soriot, shef ekzekutiv i shumëkombëshes britaniko-suedeze tha se një kontratë me Britaninë e Madhe ishte nënshkruar tre muaj para asaj me BE-në, duke dhënë më shumë kohë për zgjidhjen e problemeve. Ai tha se problemet në prodhimin e vaksinës janë ndeshur në dy fabrika, një në Holandë dhe një në belgjikë. “Është e komplikuar, veçanërisht në fazën paraprake kur duhet të zgjidhësh të gjitha llojet e problemeve”, tha ai.  Ne besojmë se i kemi zgjidhur problemet, por jemi dy muaj prapa asaj ku donim të ishim. Soriot tha po ashtu se AstraZeneca po punonte për një vaksinë me universitetin e Oxford-it që do të kishte në shënjestër variantin afrikano jugor të koronavirusit. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ka mundësi që varianti afrikano jugor mund të dëmtojë efikasitetin e vaksinave aktuale. Vaksina e AstraZeneca-s po përdoret aktualisht në Britani por nuk është miratuar ende nga BE edhe pse agjencia evropiane e ilaçeve pritet të japë dritën jeshile në fund të këtij muaji.

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...