Astrit Iseni mori zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme

nga D V

Shkup, 30 korrik – Ju njoftojmë se Prof.Dr. Astrit Iseni zyrtarisht ka marë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që në marrjen e detyrës zv/ministri shprehu përkushtimin e tij të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke siguruar që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt.

“Jam i nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë”, theksoi z. Astrit Iseni.

“Kontributi im si zëvendësministër do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin dhe avansimin e shërbimeve që i ofron MPB-ja, ruajtjene rendit dhe qetësisë publike, bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera dhe me të gjitha organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare të ndërlidhura me çështjet e sigurisë”.

Zëvendësministri ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e tij me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin si dhe të gjitha palët e interesuara për t’i arritur objektivat e përbashkëta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More