Agjencia Zhurnal.mk.

Astrit Patozi reagon: Mark Marku shpëtoi Kuvendin e PD

Gjuhën e fortë dhe kritikat e Mark Markut ndaj Bashës në Kuvendin Kombëtar i ka komentuar edhe ish nenkryetari demokrat Astrit Patozi. Ai thote se fjalimi i Markut e shpetoi Kuvendin e merzitshem te selise blu.

Me poshte reagimi i plote i Astrit Patozit.

“Nëse Mark Marku nuk do të kishte folur, Kuvendi i PD do të kishte qenë edhe më keq se një ngjarje e mërzitshme. Ku lajmi i vetëm do të ishte se ai u mblodh, sa kohë që u thanë të njëjtat gjëra nga të njëjtët njerëz.

Ndërhyrja e tij e shpëtoi në një farë mënyre Kuvendin, i cili ndryshe do të linte shijen e leximit të një relacioni projekligjesh, nga ato më pak të rëndësishmit në parlament, ku mungon edhe vëmendja e atij që e ka shkruar.

Ky është ndoshta rasti tipik për të kuptuar se politika nuk është gjithmonë çështje numrash, edhe sepse numrat vetë nuk jepen një herë e përgjithmonë në politikë.
Nganjëherë mjafton një zë e vetëm për ta bërë të ndjehet e mundur të gjithë turmën mediokre, që mbështillet rreth udhëheqësit. Dhe për ta hedhur në kosh të gjithë regjinë dhe burokracinë e kushtueshme të organizimit të një eventi pompoz, për të mbuluar boshllëkun ulëritës nga mungesa e vizionit dhe e vullnetit për të ndryshuar.

Kjo është, në fakt, fuqia që vjen nga kombinimi i idesë së duhur me kurajon për të thënë disa të vërteta, edhe atëherë kur pothuajse të gjithë u janë dorëzuar hipokrizisë për të mos e parë dhe gjetur kurrë përgjegjësinë tek vetja.”

Related posts

Investigimi i Rai 3, Rama: Nuk keni guxim të përballeni!

D V

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, PS miraton planin e punës në mugesë të opozitës

D V

Zbulohet vendimi i plotë/ Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për implikimin e Olsi Ramës në Xibrakë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky