Astronautët e “Shenzhou-12” kthehen në Tokë të sigurt

Tre astronautët kinezë Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo, u kthyen sot në Tokë, duke përfunduar një mision tremujor për ndërtimin e stacionit hapësinor të Kinës, të njohur si “Tiangong” ose “Pallati Qiellor”.

 

Ekuipazhi jetoi në stacionin hapësinor për 90 ditë, duke vendosur një rekord për astronautët kinezë në një mision të vetëm.

Tre muaj më parë, më 17 qershor, Kina lëshoi anijen kozmike “Shenzhou-12”, që kreu lidhjen me modulin bazë “Tianhe” po atë ditë. Më pas tre astronautët u vendosën me sukses në “ Tianhe”.

Më 4 korrik, tre astronautët bashkëpunuan dhe përfunduan me sukses aktivitetin e parë jashtë një mjeti kozmik të Kinës, ndërsa më 20 gusht kryen aktivitetin e dytë të tillë, që zgjati për 6 orë.

“Shenzhou-12” është misioni i shtatë me ekuipazh në hapësirë i Kinës dhe i pari gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez “Tiangong”.

Sipas planit, një anije mallrash dhe një anije kozmike me ekuipazh do të lëshohen gjithashtu këtë vit për t’u lidhur me modulin bazë, dhe një treshe tjetër astronautësh do të qëndrojnë në orbitë për gjashtë muaj.

Stacioni i parë hapësinor kinez “Tiangong” është ndërtuar dhe është vënë në funksionim në mënyrë të pavarur nga Kina.

Ky stacion në formë T-je ka një modul bazë në qendër dhe nga një kapsulë laboratorike në secilën anë. “Tiangong” pritet të jetë i vetmi stacion hapësinor në funksionim në vitin 2024, kur të tërhiqet Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, që ndodhet ende në orbitë.

Related posts

NATO: Të paktën 20 të vdekur në Afganistan

D V

Talebanët kanë emëruar veteranët e tyre të shquar në postet kryesore ministrore

Redaksia

Vullkani në Ishujt Kanarie – kjo është ‘shtëpia mrekulli’ që e vetmja i ka shpëtuar lavës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More