Agjencia Zhurnal.mk

Astronautët kthehen nga hapësira pas 9 muajsh: Befasohen me ndryshimet në Tokë

Pas ngjitjes në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në korrik të vitit 2019, astronautët amerikanë tani janë kthyer në një botë krejtësisht të ndryshuar nga pandemia e koronavirusit.

Andreë Morgan, një nga astronautët në një intervistë tha se ndërsa ishte “një përvojë e jashtëzakonshme dhe nder i madh” të jesh në gjendje të përfaqësosh vendin dhe planetin si pjesë e ekuipazhit të ISS – “ai filloi të ndërtojë pamjen se Toka në të cilën do të kthehesha nuk do të ishte e njëjta që lashë”.

Në një karrierë të mëparshme, Morgan shërbeu si mjek urgjent dhe oficer ushtarak.

“Dhe kështu, unë kam një respekt të madh dhe dashuri për profesionistët që vënë jetën e tyre në linjë, kur vendi i tyre, kur bota, kur njerëzit, kur njerëzimi ka nevojë për to’’, tha ai.

“Por gjithashtu,” shtoi Morgan, “ishte shumë e vështirë për mua të shikoja këtë nga lart dhe të mos isha në gjendje të jem atje dhe të marrë pjesë dhe të kontribuoj vetë. Dhe kështu, mendova se gjëja më e mirë që mund të bëja është të frymëzoj të gjithë duke iu treguar se sa krenar jam për ta dhe se jam i vetëdijshëm që herë si këto nxjerrin në pah sakrificat e  profesionistëve mjekësorë.’’

“Por këto janë lloji i sakrificave dhe mënyra se si ata rrezikojnë jetën e tyre në baza ditore,” theksoi ai.

Me 27 maj, NASA dhe SpaseX do rifillojnë dërgimin e astronautëve nga SHBA pas 8 vitesh varësi nga Rusia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...