Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Astronautët riparojnë panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar

Astronautët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, dhe nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dolën nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) të mërkurën për të filluar një projekt për përmirësimin e sistemit të furnizimit me energji të panelit diellor të laboratorit.

Inxhinieri i fluturimeve të NASA-s, Shane Kimbrough dhe astronauti i ESA-s Thomas Pesquet, punuan për disa orë për të instaluar dy nga gjashtë panelet diellore që do të zëvendësojnë tetë panele ekzistuese të energjisë për stacionin.

NASA thotë se panelet aktuale diellore po funksionojnë mirë, por janë projektuar për të pasur një jetëgjatësi 15-vjeçare dhe janë në vitin e tyre të 21-të të funksionimit. Panelet e reja diellore do të pozicionohen përpara gjashtë paneleve aktuale, duke rritur energjinë totale të disponueshme të stacionit nga 160 kilovat në një maksimum prej 215 kilovatësh.

Energjia shtesë do të jetë e nevojshme për të akomoduar pasagjerët dhe ekipet e xhirimit që pritet të vizitojnë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më vonë këtë vit.

Pesquet dhe Kimbrough do të instalojnë dy panele të tjera diellore të dielën.

Postime të ngjashme

Instagram ka zgjatur kohën e ‘Reels’

D V

Android fiton betejën globale të telefonave

D V

Galaxy Z Flip 3 dhe Z Fold 3 janë rezistent ndaj ujit

D V

OnePlus 9T thuhet se është anuluar

D V

Bitcoin përfitoi nga shpallja e punës në Amazon

D V

Realme MagDart është ngarkuesi i parë pa tel magnetik për Android

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...