Edhe pse në ditën e 9 të protestës, naftëtarët e Ballshit ende nuk kanë marrë një përgjigje. Mos ndoshta duhet që ndonjëri prej tyre duhet të vdesë që qeveria t’ju kushtojë vëmenedje për kërkesave të tyre të drejta ?!
Ndërkohë që gjendja e tyre rëndohet dita ditës ata shprehen të skandaliZuar me show-n në parlament. “Ata blejnë votat dhe nuk po marrin dot djersën tonë”- shprehet njëri prej grevistëve.
Ata vijojnë të refuzojnë ndihmën mjekësore. Një nga grevistët e Poçemit pritet të zëvendësohet nga kolegu i tij.
“Çfarë duhet të themi ne? Të bëjmë melankolikun? Ne kërkojmë një zgjidhje, qoftë edhe një përgjigje negative nga qeveria. Unë do bëj një zgjidhje tjetër, do të largohem nga Shqipëria. Këtu nuk vjen Avokati Popullit, këtu nuk vjen as Presidenti, janë të pamëshirshëm. Jemi shokuar dje me ato pamjet në parlament. Ata blejnë votat dhe nuk po marrin dot djersën tonë. Unë e di që do vdes por jo këtu brenda, nuk do të bëjnë ata show me jetët tona. Po merren me jetët e fëmijëve tanë”, u shpreh një nga naftëtarët.