Atalanta dëshiron 60 milionë euro për Romeron

Tottenham, Barcelona dhe Manchester United kanë shprehur interesim në shërbimet e mbrojtësit argjentinas.

 

Klubi italian Atalanta nuk do ta lejojë mbrojtësin Cristian Romero të largohet, nëse nuk ka ofertë në regjionin e 60 milionë eurove këtë verë, raporton “Calciomercato”.

Skuadra nga Bergamo e ka opsionin që ta transferojë mbrojtësin e Juventusit për 16 milionë euro, dhe do ta aktivizojë atë këtë verë, përcjell KosovaPress.

Pasi që lëvizja e tij nga Juventusi tek Atalanta të bëhet permanente, kjo e fundit mund të jetë e hapur për të bërë marrëveshje me skuadra të tjera, vetëm nëse e ofrojnë dëmshpërblimin prej 60 milionë eurosh.

Interesim në shërbimet e mbrojtësit argjentinas kanë shprehur shumë skuadra, ku ndër to janë edhe Tottenhami, Barcelona dhe Manchester United.

Related posts

Interi ia tregon Chelseat çmimin e Lukakut

D V

Sa fitojnë klubet nga secila fazë e Ligës së Kampionëve: Nga grupet, deri te finalja

D V

FIFA 22, Kylian Mbappe sërish në kopertinën e videolojës së re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com