Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Atalanta-Liverpool: Të rejat, formacionet e mundshme, statistika, forma dhe parashikimi

Atalanta dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Nikoqirët ndodhen në vend të dytë në Grupin D me katër pikë të arkëtuara nga dy xhirot e para (një fitore dhe një barazim), kurse Redsat kanë gjashtë pikë nga dy fitore.
Të rejat e skuadrave
Atalanta

Alejandro Gomez dhe Luis Muriel u zëvendësuan në ndeshjet e fundjavës, mirëpo janë në gjendje të luajnë në këtë takim.

Pierluigi Gollini është në dispozicion të trajnerit, mirëpo Marco Sportiello pritet të jetë portieri kryesor në këtë takim.

Nga ana tjetër, Marten de Roon dhe Robin Gosens nuk mund të luajnë, ashtu që Gian Piero Gasperini duhet të mendojë për zëvendësues.

Liverpool
Para udhëtimit drejt Italisë, Jurgen Klopp ka konfrimuar se Joel Matip është kthyer në stërvitje të plota, së bashku me Naby Keita dhe Kostas Tsimikas.

Me mungesën e Fabinho dhe Virgil van Dijk, si dhe padisponueshmërinë e Nathaniel Phillips, kthimi i Matip është lajm i mirë. Mirëpo, duke qenë se në fundjavë zhvillohet derbi i Ligës Premier ndaj Manchester City, trajneri mund të vendosë të mos e rrezikojë. Ndërsa alternativë është 19-vjeçari Rhys Williams.

Xherdan Shaqiri dhe Diogo Jota kanë qenë në formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit, prandaj nuk do të ishte befasi nëse që të dy fillojnë nga minuta e parë.
Të lënduar: Virgil van Dijk, Alex Oxlade Chamberlain, Fabinho, Thiago Alcantara.
Në dyshim: Konstantinos Tsimikas, Joel Matip, Naby Keita.
I padisponueshëm: Nathaniel Phillips.
Formacionet e mundshme

Atalanta: Sportiello; Romero, Toloi, Gjimsiti; Hateboer, Pasalic, Freuler, Mojica; Gomez, Muriel, Zapata.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Williams, Gomez, Robertson; Henderson, Milner, Shaqiri; Salah, Mane, Jota.

Parashikimi

Në fundjavën që lamë pas, Atalanta regjistroi vetëm fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit duke mposhtur Crotonen në udhëtim.

Liverpooli ka fituar katër ndeshje radhazi që nga lëndimi i Virgil van Dijk, megjithëse në tri prej tyre diferenca ka qenë vetëm me një gol epërsi.

Skuadra italiane bën një lojë mjaft ofensive, derisa ekipi anglez aktualisht ka probleme me lëndime në fazën mbrojtëse. Sidoqoftë, Redsat konsiderohen favoritë të lehtë në këtë sfidë./Telegrafi

Postime të ngjashme

Chelsea po mendon ta shpërblejë Armando Brojan

Z H

Milan arrinë marrëveshje me Maignan, pritet vetëm vendimi i Donnarummas

Z H

“Nuk donim një tjetër finale angleze”, Unai Emery: Shkëlqejmë edhe ndaj United

Z H

Udinese sqaron udhëtimin e De Paul në Milano

Z H

Ramos thyen heshtjen: “Të poshtëruar po, të fundosur jo”

Z H

“Fair Play Financiar” largon Mbapen dhe hap rrugën për Mesin?!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...