Atdhe Xhavarina “mori femrat me radhë”, por kur e ka humbur virgjërinë ish-konkurrenti seksi i Përputhen

Atdhe Xhavarina është një nga meshkujt më seksi dhe tërheqës të “Përputhen”. Djaloshi zeshkan nga Kosova, tërhoqi vëmendjen vajzave jo vetëm brenda programit, por edhe jashtë saj.

 

Me fizikun e tij të palestruar, ai u kthye një nga meshkujt më joshës.

Edhe pse doli në takim me disa vajza të emisionit, Atdhe Xhavarina zgjodhi për partnere Sara Malajn dhe të dy po shijojnë dashurinë jashtë ekranit.

Së fundmi, në audicionet e “Përputhen” ku është pjesë e panelit, ai ka zbuluar detaje nga jeta e tij intime.

Teksa një aplikant foli për jetën private ku tregoi se është 20-vjeç dhe akoma i virgjër, Atdheu u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me moshën.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” zbuloi se edhe vetë virgjërinë e ka humbur në moshën 22-vjeçare, duke treguar se kjo është diçka mëse normale.

“Kam ardhur këtu që të bëj lajm, e të them që jam i virgjër. Jam 20-vjeç. Të jesh i virgjër në ditët e sotme, është pak vështirë,”- tha balerini.

“Jo është mëse normale, unë në moshën 20-vjeçare e kam filluar,”- shprehet Atdheu.

“Atdheu i mori të gjithë femrat me radhë,”– shtoi aplikanti.

“Unë 22-vjeç e kam filluar,”- përfundoi Atdhe Xhavarina.

Related posts

Tjetër pozë atraktive e Morenës, në të cilën mbulon gjoksin me duar

D V

Tayna rikthehet prapë si brune

D V

Zgjodhi spitalin shtetëror, Orinda Huta publikon albumin e mrekullueshëm me momentet e para të lindjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More