Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari në një lidhje të drejtpërdrejtë në Review në Euronews Albania tha sulmi ndaj Trump është i vështirë për tu besuar.
Ajo tha se ky sulm është ndryshe nga sulmet e shpeshta ne SHBA ku të rinjtë qëllojnë në shkolla për shkak të gjendjes jo të mirë mendor. Sipas saj sulmi ishte i mirë menduar dhe i vështire që të kryhej nga një 20 vjeçar.
Megjithatë Kokalari shprehet se ka pasur një mungesë të theksuar të sigurimeve sekrete ne vebdin e ngjarjes.
“Kishte një mungesë të theksuar të forcave sekrete. Gjithashtu nga bisedat me njerëz të afërt të Trump del që forcat sekrete diku lanë gabuar dje, për shumë arsye sepse në rrallë të parë çatia ku ishte djali ishte e pa vëzhguar dhe kjo ngre shumë pikëpyetje. Duke pasur parasysh që djali ishte 20 vjeç unë e kam pak të vështirë të besoj, është ndryshe të shkosh në një shkollë dhe të bësh një dëm të tillë ku ke individë me problem mendore, por të marrësh guximin dhe të jesh aq afër ish-presidentit amerikan dhe me shumë gjasa Presidentit të ardhshëm amerikan dhe ta qëllosh më duket pak e vështirë për ta besuar, por problem është që ne nuk mund të ngremë akuza pa pasur një investigim” tha ajo.
Kokalari shprehet se akoma nuk është verifikuar nëse 20 vjeçari ishte apo jo republikan. Sipas saj emri i tij është mjaft i përdoru në Amerikë prandaj nuk duhet të besohet fakti që ai ka dhuruar donacione në partinë Republikane
“I at i tij ka të njëjtin emër, dhe emri i autorit është shumë i përdor në Amerike dhe mund të mos jetë ai që ka dhënë donacione republikanëve. Nuk duhet të dalim në përfundimin që është republikan. Ka dhe shumë lajme të rreme” tha ajo.