Aterimi i pamundur në aeroport e detyroi të zbriste me helikopter në kopshtin e një shtëpie, familja mbesin të habitur kur mësojnë se ishte Tom Cruise

Misioni i një familjeje, të cilin ata zgjodhën ta pranonin, çoi në një takim me mbretin e Hollywoodit.

 

Tom Cruise, aktualisht ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar filmin e fundit “Mission: Impossible”, teksa zbarkoi me helikopter në kopshtin Warwickshire të Alison Webb, shkruan BBC.

Familjes i ishte thënë vetëm nëse mund ta shfrytëzonin kopshtin e tyre, pasi një VIP i panjohur i duhej një vend për t’u ulur pasi aeroporti aty pranë ishte mbyllur.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/58322732

Dhe familja mbetën të habitur kur panë se bëhej fjalë për jo më pak e as më shumë se aktorin e madh, Tom Cruise.

Cruise u fotografua dhe bëri një udhëtim falas me helikopter për fëmijët e zonjës Webb dhe fëmijët e partnerit të saj.

Ylli aktualisht po xhiron në Birmingham’s Grand Central bashkë me aktoren Hayley Atwell.

Foto: Alison Webb

Webb, nga Baginton, iu tha se fusha e saj ishte e nevojshme që një helikopter të ulej për një “VIP të paidentifikuar që po vononte me fluturimin e tij”, tha ajo, ndërsa Aeroporti Coventry ishte mbyllur përkohësisht.

“Mendova se do të ishte shumë mirë që fëmijët të shihnin helikopterin të ulej në kopsht”, tha ajo.

“Ai [Tom Cruise] në thelb mbërriti dhe doli dhe ne ishim si: Uaua”, rrëfeu ajo për BBC.

Foto: Alison Webb

“Ai shkoi drejtpërdrejt te fëmijët për një bisedë, pastaj erdhi dhe na përshëndeti me bërryl duke na thënë: Faleminderit shumë”, tregon ajo.

“Pastaj ai pyeti nëse fëmijët do të donin që ata të ngjiteshin në helikopter”.

Fëmijët u morën nga piloti, tha zonja Webb, ndërsa Cruise mori pjesë në një takim.

Foto: Alison Webb

“Doli të ishte një ditë e jashtëzakonshme”, tha ajo.

“Ishte surreale, ende nuk mund ta besoj që ka ndodhur”.

Dhjetëra njerëz kanë ndarë pamjet e Cruise, 59 vjeç dhe Atwell, duke xhiruar për filmin pak ditë më parë në qendrën tregtare Grand Central.

Foto: Alison Webb

Maxine Thawley, nga Nottingham, tha se ishte “emocionuese” të shikosh yjet në shesh-xhirim.

“Ne pamë drita dhe shumë njerëz me kamera, dhe ne nuk mund të kuptonim se çfarë po ndodhte”, tha ajo.

“Ne kaluam pranë dhe pimë një kafe dhe kuptuam se ishte Tom Cruise.

Foto: Maxine Thawley

“Unë jam e ngazëllyer për të parë filmin, kështu që mund të them që po kaloja kur ata po xhironin atë skenë”, tha kalimtarja.

Një pjesë e qendrës është e mbyllur për publikun mes të hënës dhe të mërkurës ndërsa zhvillohen xhirimet e “Mission: Impossible 7”.

Shkallët lëvizëse midis zonës tregtare dhe stacionit New Street janë mbyllur, me rojet e sigurisë që qëndrojnë në fund të disa prej tyre.

Foto: Adam Yosef

Dhe të shtunën, Cruise vizitoi restorantin indian “Asha’s”, duke shkaktuar një trazirë në rrjetet sociale.

Shumë e pyetën nëse ishte vërtet ai, me të tjerët që e quajtën “Two Tikkas Tom” pasi restoranti raportoi se ai porositi dy pjata pule ‘tikka masala’.

Pjesa e shtatë e ekskluzivitetit “Mission: Impossible”, me regji të Christopher McQuarrie, do të dalë me vonesë në maj të vitit 2022 dhe gjithashtu do të shfaqë aktorët: Simon Pegg, Ving Rhames dhe Vanessa Kirby, së bashku me Rebecca Ferguson dhe Henry Czerny. 

Related posts

Drejtori i Atalantës shpërthen në protesta pas humbjes nga Fiorentina: Nuk ka logjikë që t’i anulohet goli i Gjimshitit

D V

Pa mëshirë! Federata e Holandës ia ndalon hyrjen në stadium për pesë vite djaloshit që hyri për t’u fotografuar me Depay

D V

Dizajni unik i kompanisë Puma për fanellat e treta të 10 klubeve evropiane nuk pritet mirë nga tifozët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com