Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Athina vazhdon me kufij të mbyllur deri më 21 janar

Athinë, 8 janar – Zhurnal.mk – Greqia e vazhdoi vendimin për kufizimin e lidhjeve tokësore të vendit dhe për ndalesën për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta deri më 21 janar.

Vendimi i vazhduar i qeverisë greke për “vendosjen e masave për kufizim të përkohshëm të lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të vendit, ndalesë për hyrjen në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç vendeve të Bashkimit Evropian dhe zonës së Shengenit” në mënyrë që të kufizohet përhapja e koronavirusit, tashmë është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë dhe ka hyrë në fuqi sot.

Neni i parë i vendimit ka të bëjë me kufijtë tokësorë të Greqisë, përkatësisht kufizimit të përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) nga dhe drejt Greqisë “për arsye parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e koronavirusit Kovid-19 në territorin grek, si dhe ndalesë për hyrje të personave në territorin grek, përveç nëse ata përmbushin parakushte konkrete.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, hyrje lejohet vetëm përmes Bullgarisë, përkatësisht përmes vendkalimit kufitarë Promahonas / Kulla dhe vetëm me test negativ molekularë për Kovid-19 të bërë 72 orë para mbërritjes, por edhe nëse marrin rezultat negativ nga testi rapid të bërë në hyrje të Greqisë.

Nga vendkalimet e tjera kufitare që janë të hapura, përkatësisht Evzoni / Bogorodicë drejt Maqedoninë së Veriut, Kakavijë drejt Shqipërisë dhe Kipi drejt Turqisë, hyrja në Greqi lejohet vetëm për kategori të caktuara dhe gjithashtu me konfirmimin për test negativ PCR të bërë paraprakisht dhe me rezultat negativ nga testi i shpejtë në vetë vendkalimin kufitarë të bërë nga autoritetet greke.

Këto vendkalime kufitare janë të hapura nga ora 7 deri në orën 23, ndërsa ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetasit grekë, për persona që kanë leje qëndrimi dhe persona që jetojnë në Greqi, për hyrje të personave me arsye profesionale ose mjekësore absolutisht të nevojshme për të cilat kanë edhe dokumente të nevojshme, për kamionë mallrash, si dhe për tranzit të automjeteve spitalore që hyjnë në Greqi nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut për hospitalizimin e pacientëve që i përkasin personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEKS-it në Kosovë.

Lidhur me kamionët për transportin e mallrave, janë hapur shtatë vendkalime kufitare, katër me Bullgarinë dhe nga një me Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa për shoferët nuk vlen konfirmimi i detyrueshëm për test negativ PCR.

Në të njëjtin vendim, në një nen të veçantë është edhe ndalesa e përkohshme për hyrje në Greqi të “të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë, në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore për arsye parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e Kovid-19 në territorin grek”.

Përjashtim janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit, si dhe banorët e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Singaporit.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...