Athletic Bilbao blindon Nico Williamsin me kontratë dhjetëvjeçare, ia rrit dukshëm edhe klauzolën e largimit

nga D. V.

Athletic Bilbao ka zgjatur zyrtarisht kontratën e sulmuesit anësor, Nico Williams, deri në vitin 2035, duke siguruar një nga talentet e tyre më premtuese për një kohë të gjatë dhe duke lënë me “gishta në gojë” Barcelonën, e cila e kërkonte me ngulm.

22-vjeçari, i cili është ngjitur në radhët e akademisë rinore të klubit, është vendosur si një lojtar kyç si për Bilbaon ashtu edhe për ekipin kombëtar spanjoll.

Marrëveshja e re e Williams nxjerr në pah angazhimin e Athletic Club për të mbajtur yjet vendas, mes interesit në rritje nga klubet e mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën dhe Bayern Munich.

Klubi bask synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke ruajtur traditën e saj të zhvillimit të talenteve vendase.

Përveç rinovimit të kontratës edhe për tetë vite, Bilbao ka njoftuar gjithashtu rritjen e klauzolës.

“Nico Williams nënshkruan zgjatje tetëvjeçare të kontratës me Athletic Club, deri në vitin 2035”.

“Anësori bardhekuq do të qëndrojë dhjetë sezonet e ardhshme në klubin e zemrës së tij dhe klauzola e tij e lirimit është rritur më shumë se 50% krahasuar me atë të mëparshmen”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More