Athletic Bilbao e nisi vitin 2021 me një fitore në shtëpi. Ekipi bask mposhti 1-0 Elche ditën e djeshme. Goli i Iker Munian vendosi takimin, por festa e Athletic është prishur nga një lajm tronditës.
Një nga futbollistët e klubit bask është larguar nga kjo botë në moshë shumë të re. Aitor Gandiaga ishte 23 vjeç dhe aktivizohej në rolin e sulmuesit të majtë.
Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e Athletic e kishin huazuar te Gernika në Tercera Division. Gandiaga humbi jetën në një aksident rrugor.
Makina me të cilën udhëtonte u përplas me një autobus. Goditja qëlloi fatale për lojtarin bask dhe ikja e tij i ka trishtuar të gjithë në Spanjë.
“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, shkruan në Twitter klubi iberik.