Një tjetër histori tronditëse është ndarë të hënën në spektaklin e Ferma VIP 2.
Në javën që shkoi konkurrenti nga Kosova, Yll Dreshaj, tha se ka qenë i martuar por tashmë ka nisur procesin e divorcit.
Kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer aspak gruas së tij, e cila ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.

Ajo me anë të një letre në redaksinë e Ferma VIP 2 sqaron se me Yllin ka bashkëjetuar vetëm dy javë dhe se janë martuar vetëm në gjendje civile.
Nga ana tjetër, ajo pretendon se arsyeja që Ylli ka kërkuar divorcin është se atij i pëlqejnë burrat dhe se këtë e ka të vërtetuar në disa raste.
Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme të ulëta. Sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e nuses.
Pjesë nga biseda:
Luana: A ke ndonjë ide pse të kam thërritur këtu?
Ylli: Për rrëfimin.
Luana: Jo, të kam thërritur për diçka që i përket jetës personale. A je ti i martuar?
Ylli: Si a jam i martuar?
Luana: A je i martuar jashtë?
Ylli: Po me gjendje civile po.
Luana: Personi me të cilin je i martuar dhe do të shfaq mesazhin e saj.
Mesazhi për Yllin: Unë jam personi të cilin Yllin po e përmend vazhdimisht. Ylli është mashtrues. Unë jam ish e fejuara e Yllit. Akoma kemi kurorë, akoma nuk kemi divorc.
Ylli: Unë nuk e besoj këtë mesazh. Pavarësisht gjërave që ne kemi në jetë, unë jam në gjykatë duke bërë divorcin.
Luana: Çfarë do të thotë se besoj këtë mesazh.
Luana: Unë nuk ka të drejtë të bëj publike foton, por më beso se është 100 për qind e konfirmuar.
Ylli: Atë person se kam përmendur asnjëherë. Unë kam qenë i fejuar, por jo i martuar. Por me kurorë kam qenë i martuar. Bashkëjetesa jonë ka qenë vetëm 3 javë. Unë e quaj veten të divorcuar, por jemi në procedurë e sipër. Unë e kam kusht nga familja e saj që mos e përmend asnjëherë atë, babai i vet më ka thënë që të mos e përmend asnjëherë.
Luana: Për këtë arsye që ti përmende është pretendimi i vajzës në fjalës.
Vijimi mesazhit: Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ja dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar burra se për gra. Kam prova. Fatkeqësisht pas një konflikti mes nesh ai u largua papritur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar, por ai na ka bllokuar. Aktualisht jemi ende të martuar, nuk ka asnjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situatë më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë.
Luana: Përmblidhe.
Ylli: Unë i kam dhënë fund për shkak të familjes së saj. Ata kanë përdorur fjalë denigruese dhe ofenduese. Ata mua nuk më bënë dot si dhëndurët e tjerë që bënin çfarë thoshte vjehrri dhe vjehrra. I përshëndes dhe ata se ja kam kaluar mirë. Divorci saj është familja e vet. Unë nuk i kthehem asaj çfarë kam bërë. Më vjen keq që ika pa dhënë sqarim. Për sa kohë ajo nuk më kërkoi sqarim, nuk kam pse t’i jap sqarim.