Atletico e ofroi Saulin dhe para për Bernardo Silvën, por City e refuzoi këtë ofertë

Saul Niguez ka kompletuar kalimin në Ligën Premier ku është bashkuar me Chelsean.

 

Mesfushori spanjoll është huazuar për një vit te Chelsea, ku gjiganti anglez ka mundësi për ta blerë atë.

Kampioni në fuqi i Evropës e ka mundësinë për të nënshkruar me Saulin për një shumë prej 31 milionë eurove.

Por e ardhmja e spanjollit ka mundur të jetë në Etihad Stadium te Manchester City.

Ka qenë Atletico Madrid që e ka ofruar Saulin te City, duke shtuar edhe disa para në këmbim të Bernardo Silvës.

Daily Star ka shkruar se Atletico ishte në gjendje të shtonte edhe 20 milionë euro të tjera plus shërbimet e Saul Niguez për të nënshkruar me portugezin.

Megjithatë City ka refuzuar këtë propozim, pasi kampioni anglez kërkonte vetëm shitjen me parat ë portugezit. 

Related posts

Nga mrekullia e Eriksenit deri te ‘it’s coming Rome’ – Euro 2020 e përmbledhur në gjashtë histori

D V

12 shqiptar do te paraqiten ne ringun e Winterthurit

A.S.

Ajeti vazhdon shkëlqimin, shënon edhe në Ligën e Evropës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com