Atletico Madridi fiton me shumë mund ndaj Elches

Atletico Madridi e ka mposhtur Elchen në kuadër të javës së dytë në La Liga.

 

Ndeshja filloi mjaft e baraspeshuar, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme.

Por, momenti vendimtari ndeshjes erdhi në minutën e 39-të, kur Angel Correa pranoi një asistim nga Rodrigo de Paul, për të shënuar për 1-0.

Në 45 minutat e dytë, Atletico Madridi tentoi të vuloste fitoren, mirëpo haste në një mbrojtje të ngjeshur të Elches.

Deri në fund, edhe mysafirët kishin rastet e tyre shënimi, po u mungoi konkretizimi para portës së Los Rojiblancos.

Pas javës së dytë, Atletico Madridi është lider me gjashtë pikë, ndërsa në javën e tretë takohen me Villarealin. /Telegrafi/

https://www.sofascore.com/tournament/36/37223/standings/tables/embed

Related posts

Laporta: Kemi ulur faturën e pagave, në janar mund të marrim lojtarë

D V

Cristiano Ronaldo dështon nga penalltia në ndeshje ndaj Irlandës

D V

Djelmoshat tanë pas triumfit në Gjeorgji nisen për në Kosovë: Kthehemi fitimtarë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com