Agjencia Zhurnal.mk

Atmosfera brilliante në ‘Doosan Arena’ pas super-golit të Atdhe Nuhiut

Kanë kaluar mbi 55 minuta lojë në ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Atdhe Nuhiu e ka kaluar Kosovën në epërsi 1:0 në minutën e 50-të, shkruan Zëri.info.

Sulmuesi shtatlartë ka shënuar një super-gol me kokë nga distanca.

Pas golit të Nuhiut, atmosfera në ‘Doosan Arena’ është e jashtëzakonshme.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përballur në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 13 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 12 sosh.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...